Shtabi i Krizës në Kumanovë që udhëhiqet nga kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski shprehu pakënaqësinë e mosveprimit të MPB-së në Kumanovë.

Sipas tyre, policët nuk kanë marrë masa të mjaftueshme parandaluese dhe masa represive për tërheqjen e vërejtjes për grupet të janë mbledhur në disa pjesë të qyteteve, për mosrespektim të largësisë trupore dhe për mosmbajtje të maskës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkojnë nga MPB menjëherë të veprojë dhe të parandalojë rritjen eventuale të rasteve të reja, si pasojë e mosrespektimit të masave nga qytetarët.

Kreu i Komunës së Kumanovës kërkon nga Qeveria ndërtimin e spitalit për COVID-19 në mënyrë që të rriten kapacitet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kërkojmë nga Qeveria në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës të ngrisë kapacitet e e spitalit për trajtimit e pacientëve me COVID-19 në hapësirë të dhënë nga autoritetet lokale dhe ministria me resor në mënyrë që të përgatitet për pikun eventual gjatë periudhës së ardhshme”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Krizës./Telegrafi/

The post Shtabi i Krizës së Kumanovës kërkon respektim të masave dhe dënime për qytetarët që nuk respektojnë masat appeared first on Telegrafi.