Qendrat tregtare, objektet e hotelerisë, marketet, bankat, institucionet publike ta rrisin kontrollin, të përdorin mjete për dezinfektim, ndërsa qytetarët ashpër t’i respektojnë rekomandimet e Qeverisë, bëri thirrje sot Shtabi i Krizës së Kumanovës në seancën e 68-të.
“Rekomandohet që të gjitha qendrat tregtare, objektet e hotelerisë, marketet, bankat, institucionet publike të kryejnë kontroll më të madh gjatë hyrjes dhe daljes në objekt, përdorim të detyrueshëm të mjeteve për dezinfektim dhe mbajtjes së maskës”, bëri thirrje shtabi.
Prej atje rekomandojnë që qytetarët t’i respektojnë masat dhe rekomandimet shëndetësore të Qeverisë, të mos grupohen.
Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski në rrjetet sociale u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat të kontribuojnë në luftën me Kovid-19.
“Vetëm bashkërisht, me respektim të masave për mbrojtje nga Kovid-19 mund të kemi sukses në luftën me këtë virus. Të mbajmë maskë, shpesh t’i luajmë duart, të mos grupohemi dhe ta mbajnë distancën fizike”, ka shkruar Dimitrievski.
The post Shtabi i Krizës-Maqedoni: Objektet t’i përforcojnë masat, qytetarët t’i respektojnë rekomandimet appeared first on Telegrafi.