Shqiptohen 148 masa në Shkup, 31 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 148 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 148 masa, nga të cilat 31 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur shtatë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, shtatë masa për kalim në semaforë të kuq…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

The post Shqiptohen 148 masa në Shkup, 31 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy