
Organizata jofitimprurëse “Shpëtoje Sofjen” (Save Sofia) merr Shkupin si shembull kur bëhet fjalë për shtigjet e biçikletave.
Ata deklarojnë se Shkupi, ndryshe nga Sofja, investon në shtigje biçikletash, ndërsa në qendër të Bullgarisë parkohen kamionët.
“Sofja nuk po bën absolutisht asgjë për të zhvilluar rrjetin e biçikletave dhe për të inkurajuar mundësinë e transportit më miqësore me mjedisin. Shkupi, për shembull, ka një shteg biçikletash pesë herë më të gjatë se Sofja, gjë që tregon se arsyetime të tilla si mungesa e kapacitetit, hapësirës, klimës dhe kapacitetit janë të pabazuara”, thonë nga kjo organizatë në një postim në Facebook.
Ata gjithashtu theksojnë se në tre vitet e fundit, rreth 15 km shtigje biçikletash janë ndërtuar në Shkup, dhe komunat gjithashtu subvencionojnë blerjen e biçikletave, si dhe qiranë e tyre për përdorim të përkohshëm./Telegrafi/
По 15 км нови велоалеи на година се изграждат в Скопие, като през последните три години такива са изградени на 37…
Posted by Спаси София on Thursday, 4 March 2021
The post “Shpëtoje Sofjen”: Shkupi ndërton çdo vit 15 kilometra shteg biçikletash appeared first on Telegrafi.