Një veturë është përfshirë nga flakët në kabinën e pikë pagesës në afërsi të Gostivarit, njofton MPB.
“Me datë 23.07.2022 në ora 15:30 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në kabinën e pikë pagesës në Gostivar ka shpërthyer zjarr në automjetin “Peugeot 307” me targa të Shtipit, drejtuar nga H.K.(27) nga Republika e Turqisë, të cilën e ka marrë me qira në Shtip.
Zjarri është shuar nga ekipi i njësitit territorial të zjarrfikësve të Gostivarit dhe punonjësit e pikë pagesës dhe nuk ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga policia e Gostivarit”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Shpërthen zjarr në një veturë në pikë pagesën afër Gostivarit appeared first on Telegrafi.