MPB njofton se ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në Kërçovë, ndërsa nuk janë regjistruar persona të lënduar.

“Sot në orën 00:35 në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se ka rënë zjarr në ballkonin e mbyllur në katin e dytë të shtëpisë në pronësi të 69-vjeçarit B.P në rrugën “Jordan Piperkata” nga Kërçova.

Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Kërçovës dhe nuk ka persona të lënduar”, njoftoi MPB.

Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga DPB Kërçovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shpërthen zjarr në një shtëpi në Kërçovë appeared first on Telegrafi.