Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot shpalli thirrjen e re publike që ka të bëjë me kompensimin e një pjese të shpenzimeve të subjekteve afariste për vendosjen dhe avancimin e konceptit të ekonomisë cirkulare për vitin 2024, njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë së RMV-së.

“Zhvillim dhe zbatim të modeleve cirkulare të biznesit ose sistemeve organizative që çojnë në uljen e mbetjeve në procesin e mëtejshëm të zbatimit të projektit; Zhvillim i produkteve të reja nga lëndët e para të ricikluara ose sekondare; Furnizimi i thërrmuesese për thërrmimin e produkteve të ndryshme që përdoren për ripërfshirjen e tyre në procesin e prodhimit si repromaterial; Furnizim i linjave/makinave të vogla për përzgjedhjen e mbetjeve për nevojat e personave juridikë, të cilët kanë leje për menaxhimin e mbetjeve.

Në përputhje me Thirrjen Publike, do të kompensohen 50% e shpenzimeve të dëshmuara jo më shumë se 350.000 denarë individualisht për subjektin afarist që mendon të avancojë konceptin e ekonomisë cirkulare.

Për këtë masë, janë parashikuar 6.000.000 denarë nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Thirrja publike, shtojnë nga atje, është publikuar tashmë në ueb-faqen e Ministrisë ku të interesuarit mund të aplikojnë, derisa afati i fundit për aplikim nga dita e publikimit është 11.11. të vitit 2024./Telegrafi/

The post Shpallet thirrja publike për bashkëfinancim të projekteve për kompanitë e ekonomisë cirkulare në Maqedoni appeared first on Telegrafi.