Është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov, njoftojnë nga Gjykata.

“Ministria kompetente e Brendshme dorëzoi në Këshillin Penal në Gjykatën Themelore Penale Shkup, këtë mëngjes kërkesë për pëlqim nga gjykata për lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar për të akuzuarin, për të cilin dje u caktua arrest shtëpiak me mbikëqyrje prej 24-orëve, gjegjësisht privimi nga liria. Menjëherë pas marrjes së kërkesës, Këshilli Penal mori një vendim për pëlqimin për lëshimin e urdhër arrestimit ndërkombëtar nga Ministria e Brendshme dhe ai iu paraqit kërkuesit”, thonë nga Gjykata.

Dje, gjykata Penale i caktoi arrest shtëpiak me mbikëqyrje prej 24-orëve, për shkak të rrezikut të arratisjes./Telegrafi/

The post Shpallet fletarrestim ndërkombëtar për Mijallkovin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";