Shoqatat kërkojnë që Maqedonia t’i frenojë përmbaruesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqatat qytetare “Stop grabitjes” dhe “No Pasaran” kërkojnë nga ministri i drejtësisë ndryshime në Ligjin për përmbarim, kthimin e punës së përmbaruesve brenda gjykatave dhe mbikëqyrje më të mirë të punës së tyre, shkruan Alsat.

“Në kontekstin e përmbarimit, kjo nënkupton sistemin e arkëtimit, korrupsionin e të gjithë sistemit gjyqësor, ekzekutivit dhe legjislativit që është në lidhje me të njëjtin sistem. Pra, të tre pushtetet në shtet janë në një aleancë mafioze. Prandaj ndodh një arkëtim kriminal në Maqedoni”, deklaroi Ana Gligorova- shoqata “Stop grabitjes”.

Aktivistët jo rastësisht kanë zgjedhur vendtubimin e sotëm para Ministrisë së Drejtësisë, duke akuzuar qeverinë se ka shpërfillur kërkesat për takim. Përveç përmbaruesve, grupet e shoqërisë civile akuzojnë autoritetet për ndryshimin e ligjeve për të shpëtuar gjykatësit e korruptuar, të kapur në krim.

“Ministria e Drejtësisë, së bashku me Byronë e Komunikimit me Gjykatën e Strasburgut, japin informacione të rreme te Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës. Jemi këtu për të thënë se ata japin informacion të rremë edhe te qytetarët. “Ne duam që kjo të ndalojë, dhe përgjegjësit në ministri të sanksionohen”, tha Marjan Nenov – Shoqata “No Pasaran”.

Advertisement

Këto dy shoqata kanë vite që protestojnë dhe luftojnë kundër asaj që ata thonë se është një shtet i kapur, nga elitat politike dhe të biznesit. Nëse autoritetet nuk e pranojnë takimin, paralajmërojnë protestë të madhe. /Alsat.mk

The post Shoqatat kërkojnë që Maqedonia t’i frenojë përmbaruesit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy