Mjekët Ilir Demiri dhe Fadil Cana, nuk janë nderuar me mirënjohje nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë, për kontributin e tyre gjatë pandemisë.
Ndaj listës së Shoqatës së Mjekëve, kanë reaguar disa funksionarë shtetëror dhe mjek.
Zv.ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani në rrjetin social facebook ka shkuar se edhe një herë dolën në pah ndasitë etnike që ekzistojnë në vend.
“Ndarja e çmimeve nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë edhe një herë solli në pah ndasitë që ekzistojnë në shoqërinë tonë në baza etnike. Kjo më së paku duhet të ndodh tek mjekët, e sidomos në këtë moment. Më të rënd e bën fakti i mos njohjes së mundit të mjekëve të rëndësishëm në këtë luftë kundër pandemisë, të cilët rastësisht janë shqiptarë për nga etnia, por zemërmëdhej për nga humanizmi” tha Ilir Hasani – zëvendësministër i Shëndetësisë.
Edhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së Muhamed Zekiri ka reaguar, duke thënë se në listën e mjekëve që marrin mirënjohje ka mjek që nuk kanë pasur kontakt me pacientë të infektuar me Covid-19.
“Në ndërkohë kuptova që në mesin e atyre që morën mirënjohje gjenden edhe dy mjeke të cilat as një herë nuk kanë hyrë, e as nuk kanë pasur kontakt me persona me Covid-19, si dhe një mjek ku në fillim të pandemisë 8 javë ka ikur në pushim mjekësor. Turp”, ka shkruar Muhamed Zekiri.
Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë është pyetur nga TV21,se në bazë të cilave kritere disa mjekë kanë marrë mirënjohje, por nuk kanë dhënë përgjigje.
Ndërsa punën e dy mjekëve më së mirë e vlerësojnë qytetarët, ku me mijëra lëvdata në rrjetet social shkojnë në adresë të dy mjekëve shqiptar.
The post Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë i harroi dy mjekët shqiptar, reagime të shumta në rrjetet sociale appeared first on Telegrafi.