Shoqata e Infermierëve kundërshton vendimin për funksionimin e ambulancave rurale pa infermiere

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekët në vendet rurale do të mund të punojnë pa motra medicinale, do të marrin mbështetje mujore prej 22500 denarë

Vendimin që ambulancat e fshatrave të cilat kanë mungesë të infermierëve të vazhdojnë të punojnë edhe pa to, Shoqata e infermierëve, akushereve dhe motrave të stomatologjisë, e sheh si sulm ndaj profesionit të tyre. Ata thonë se, jo vetëm mjekësia primare, por edhe ajo sekondare dhe terciare ka mungesë të kuadrit mjekësor, por nuk merren vendime të tilla, që të punohet pa infermiere.

“Kjo si opsion, si mendim, si propozim i shoqatës dhe kryetares së shoqatës, target grupit, që ka kërkuar këtë si mënyrë, është e padinjitetshme. Hedh njollë në profesionin e infermierëve që të mos them në gjithë sistemin shëndetësor”, tha Gordana Beshliovska, Shoqata e Infermiereve, akushereve dhe motrave të stomatologjisë.

Beshliovska thotë se kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë e ka ditur qëndrimin e tyre dhe përsëri kanë marrë vendime në kundërshtim me kërkesat e tyre. Ata duan që të përfshihen në takime ku merren vendimet.

Advertisement
Lexo po ashtu
Mjekët në vendet rurale do të mund të punojnë pa motra medicinale, do të marrin mbështetje mujore prej 22500 denarë

“Vendimet merren për ne dhe ne nuk jemi askund. Në sindikata ne kemi kërkuar rritjet e pagave, por asnjë infermiere nuk është ulur në bisedime. Deri kur numri ynë do të jetë vetëm sasi dhe deri kur rëndësia jonë gjithmonë do të jetë se ‘do të dëgjojnë se çfarë do vendosim’ , pra ne duhet patjetër të jemi atje kur merren vendime”, u shpreh Gordana Beshliovska, Shoqata e Infermiereve, akushereve dhe motrave të stomatologjisë.

Advertisement

Shoqata e Infermierëve ka biseduar sot me kryetarin e Fondit Shëndetësor, i cili është shprehur i hapur për takim me shoqatën.

Dje, me kërkesë të Shoqatës së Mjekëve Privatë është vendosur që ambulancat e fshatrave që kanë mungesë të infermierëve dhe ku punon vetëm nga një mjek të funksionojnë në dy vitet e ardhshme pa infermierë me qëllim që të mos mbyllen. Për këtë do të marrin ndihmë mujore prej 22.500 denarëve./Alsat/

The post Shoqata e Infermierëve kundërshton vendimin për funksionimin e ambulancave rurale pa infermiere appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy