Jordan Gjorgjiev, shoferi i cili në janar të këtij viti e shkeli për vdekje me makinë 24-vjeçaren nga Radovishi, e ka pranuar fajësinë në seancën e sotme për aksidentin afër “City Mall” në Shkup.

Ai para gjyqtares Ljubinka Bosevska tha se e pranon fajin dhe i vjen keq për aktin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai deklaroi se nëse do të ishte e mundur të bënte diçka, do të ishte ta ndërronte vendin me viktimën.

Ndërsa prokurori Misho Ilievski, i cili ka punuar në këtë rast, deklaroi se faji është caktuar në mënyrë të pakontestueshme dhe pret që dënimi për këtë rast të jetë mësim për të tjerët për t’i respektuar rregullat në komunikacion.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Gjorgjiev në ditën e aksidentit ka vozitur me shpejtësi prej 67,3 kilometra në orë, që është 17,3 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar./Telegrafi/

The post Shoferi që e shkeli 24-vjeçaren në Shkup: E pranoj fajin, do të doja ta ndryshoj vendin me viktimën appeared first on Telegrafi.