20-vjeçari, i cili mbrëmë vonë ka përplasur një vajzë të re në rrugën “Partizanska” në Shkup, ka qenë duke vozitur pa patentë shofer, nën ndikimin e alkoolit dhe ka kaluar në semafor të kuq, njoftojnë nga Prokuroria.

Ndaj tij është zhvilluar hetim për kryerjen e veprës penale “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.

I dyshuari 20-vjeçar, më 29 janar, si pjesëmarrës në komunikacion në rrugë publike, në korsinë e djathtë të bulevardit “Aradhat Partizane” drejtonte automjetin “Peugeot 207” në pronësi të babait të tij.

“Ai nuk i ka respektuar rregullat dhe me këtë ka rrezikuar trafikun publik. Ai drejtonte veturën pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit me përmbajtje alkooli 0.82 promile në urinë, duke rrezikuar kështu jetën e njerëzve. Kur ka ardhur në një vendkalim të shënuar për këmbësorë në kryqëzimin me rrugën “29-ti Nëntori”, ai nuk e ka përshtatur shpejtësinë e automjetit me karakteristikat dhe gjendjen e rrugës dhe trafikut dhe kushteve të tjera të trafikut për të mundësuar ndalimin e automjetit në kohë përpara çdo pengese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Para një vendkalimi për këmbësorë të rregulluar nga semaforët që kanë funksionuar në rregull në momentin e aksidentit, ai ka vazhduar lëvizjen përmes semaforit të kuq dhe me pjesën e përparme të majtë të mjetit ka goditur trupin e këmbësores viktimë Frosina Kulakova, e cila ka qenë duke kaluar rrugën në një vendkalim të shënuar për këmbësorë. Viktima nga goditja ka pësuar lëndime të rënda trupore, nga të cilat ka ndërruar jetë në vend”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/

The post Shoferi i cili goditi për vdekje një vajzë në Shkup, ka vozitur nën ndikimin e alkoolit appeared first on Telegrafi.