Një sulm fizik ka ndodhur sot në qytetin e Shkupit me ç’rast një person ka sulmuar ish-bashkëshorten e tij.
Rastin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Me datë 02 korrik 2022 në ora 03:10 në qytetin e Shkupit, një grua 36 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 02:00, derisa ka qenë në veturën e saj, është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti me incialet I.G. nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Po merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit.
Advertisement
The post Shkupjanja sulmohet fizikisht nga ish-bashkëshorti appeared first on Telegrafi.