Në një zonë parkimi pranë gjykatës penale në Shkup, një burrë nga Shkupi ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij menjëherë pasi ishte gjykuar për dhunë në familje.
“Ndaj tij ka është iniciuar procedurë e re për shkaktim të lëndimeve trupore, shtrëngim dhe mosekzekutim të vendimit gjyqësor”, njoftojnë nga Prokuroria.
Pavarësisht se me vendim të mëparshëm të formës së prerë atij i ishte caktuar masa e ndalimit të afrimit ndaj ish-bashkëshortes, ai e ka përndjekur atë në një zonë parkingu afër gjykatës, ka filluar ta tërheq nga krahët, e ka kapur për qafe dhe ka filluar ta shtrëngoj për të ia bllokuar frymëmarrjen, duke i shkaktuar lëndime të dukshme.
Më pas ai e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar duke mbajtur me vete një thikë, duke e detyruar të futej në makinën e saj.
Gruaja, e frikësuar në panik në atë moment, ka hipur në veturë dhe i dyshuari është ulur menjëherë pas saj në sediljet e pasme.
Ai e ka urdhëroi atë të ngiste makinën dhe të shkonin në banesën e tij, duke e kërcënuar se atje do ta përdhunonte.
I ka marrë celularët dhe çantën që ajo të mos lajmëronte policinë, duke e tërhequr nga flokët dhe duke e kërcënuar me jetë.
Prokurori publik i ka dorëzuar propozim gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit, për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë për mundësinë e arratisjes, si dhe rrezikun që ai të përsërisë veprën penale ose të kryejë krime edhe më të rënda.
Gjykatësi ka pranuar propozimin e prokurorit dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit.
The post Shkupjani sulmon ish-bashkëshorten e tij pranë gjykatës, menjëherë pasi ishte gjykuar për dhunë në familje appeared first on Telegrafi.