Studentët e universiteteve private në Shkup, vazhdimisht kanë kërkuar që edhe për ata të bëhen transporti publik brenda qytetit të Shkupit falas. Deri më tani transporti publik falas u takon vetëm studentëve të universiteteve publike dhe nxënëseve të shkollave të mesme. Ndërkohë studentët nga universitetet private ndjehen të diskriminuar dhe kërkojnë që edhe për ata të jetë transporti publik falas.

Adem Sopa, kryetar i Unionit të studentëve nga Universiteti i Evropës jug-lindore në Shkup, për gazetën KOHA, ka deklaruar se për sa i përket çështjes rreth biletave të autobusit mendoj se studentët e Universitetit të Evropës jug-lindore janë të diskriminuar.

“Ne si universitet privato-publik, po ashtu jemi qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe jemi taksapagues të rregullt. Ne si parlament studentor vetëm se kemi ndërmarrë veprime në këtë drejtim për zgjedhjen e këtij problemi dhe e kemi shprehur kërkesën tonë në takim me kryeministrin. Ai e ka mbështetur kërkesën tonë dhe premtoi buxhet shtesë nga Qeveria për Qytetin e Shkupit për përmbushjen e kërkesave të studentëve”, ka deklaruar Sopa. Ai ka shtuar se siç dihet transporti publik është nën administrimin e Qytetit të Shkupit dhe tani ata janë në pritje të kryetares Arsovska për aprovimin e kërkesës së tyre. Ata njëherit kanë kërkuar takim për disa pika të kërkesave nga e cila është edhe çështja e biletave të studentëve.

Studentët tjerë me të cilët bisedoj gazeta KOHA, deklaruan se përkrahë harxhimeve tjera që kanë si ato semestrale, blerja e librave, ushqimi dhe udhëtimi për ata studentë që udhëtojnë, duhet të ndajnë një buxhet shtesë edhe për transportin publik përbrenda qytetit të Shkupit. Sipas tyre, kjo është një ngarkesë tjetër për xhepin e tyre dhe thonë se jo çdo kush arrin t’i mbuloj të gjithë harxhimet. Për këtë arsyeje ata kërkojnë që Qeveria në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, të merren vesh që edhe studentëve të universitete private t’ju lehtësohet kjo barrë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajla Shabani, studente në një nga universitetet private në Shkup, ka deklaruar se kjo është diskriminim dhe ndarje e padrejtë që ju është bërë studentëve të universiteteve private. “Për ne ekziston vetëm një lirim prej 50 për qind nëse merr biletë mujore për përsëri për një studentë që nuk punon dhe nuk ka të ardhura të mjaftueshme është vështirë. Transporti publik është krucial për studentët sepse ne kemi nevojë të lëvizim brenda qytetit të Shkupit”, u shpreh ajo.

Nga Qyteti i Shkupit, thonë se do të punojnë për sigurimin e transportit publik falas për të gjithë qytetarët duke nisur me pensionistët, nxënësit e shkollave të mesme private dhe studentët e universiteteve private./Koha/

The post Shkupi: Transporti publik falas, anashkalohen studentët e universiteteve private appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";