Shkupi, Tetova, Kumanova, Shtipi edhe sot janë në karantinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni për Sëmundje Infektive sot duhet të zhvillojë mbledhje për të shqyrtuar hapat e ardhshëm në lidhje me kufizimet.

Edhe sot do të jenë në karantinë qytetarët e të gjitha komunave në qytetin e Shkupit, komunat përreth Shkupit, Haraçinë, Zhelenikovë, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në komunat Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, si dhe Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc. Ndalimi i kufizimit të lëvizjes përfundon nesër në orën 05:00 të mëngjesit.

Sipas vendimit të Qeverisë në të gjitha qytetet e tjera sot lëvizja e të gjithë qytetarëve është e ndaluar pas orës policore, e cila fillon në orën 16:00 dhe zgjat deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Poashtu ndalohet vizitimi i varrezave në të gjithë territorin e vendit deri nesër.

Advertisement

Përjashtime nga ndalimet e lëvizjes zbatohen për policinë, ushtrinë, punonjësit e shëndetësor (në ISH dhe ISHP, si dhe mjekët e familjes) dhe në markete dhe restorante që ofrojnë produkte, ndërsa farmacitë funksionojnë pa probleme./Telegrafi/

The post Shkupi, Tetova, Kumanova, Shtipi edhe sot janë në karantinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy