Prej mbrëmë në orën 21 filloi ora policore 80 orëshe për qytetarët në komunat e Shkupit dhe komunat për rreth Haraçinë, Zelenikovo, Ilinden, Petrove dhe Studeniçan, në Kumanovë, Likovë, Tetovë si dhe komunat përreth Bogovinë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunoc si dhe në Shtip dhe Karbinci.

Ndalesa për lëvizje në këto komunat do të zgjasë 80 orë, përkatësisht deri të hënën në ora 5, njofton Telegrafi Maqedoni,

Në të gjitha qytetet tjera ndalesa e lëvizjes, që filloi mbrëmë në ora 21:00 zgjatë deri sot në ora 5 e mëngjesit. Ndalesë të lëvizjes do të kenë edhe gjatë ditëve tjera nga fundjava e vazhduar përkatësisht edhe sonte, të shtunën dhe të dielën kur ora policore do të fillojë nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 5.

Vendimi i sërish për orë policore vjen pas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjtëse që ka për qëllim që të parandalojë përhapjen e coronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë periudhës së orës policore, barnatoret do të punojnë pa pengesë ndërsa Ministria e Shëndetësisë duhet të përpunojë plan për punën e spitaleve.

Përjashtime të ndalesës për lëvizja ka për policinë, armatën, punonjësit shëndetësorë dhe për marktet dhe restorantet që shërbejnë deri në shtëpi. Gjithashtu mbesin në fuqi të gjitha lejet e dhëna më herët dhe se ndalesa për lëvizje nuk vlen për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre nëse kanë dokumentacion përkatës. Shëtitja e kafshëve shtëpiake mund të bëhet në disa periudha edhe atë: 8:00-8:30, 15:00-15:30 dhe 20:00-20:30./Telegrafi/

The post Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Shtipi në karantinë 80 orëshe, qytetet tjera me kufizime tjera ditore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";