Sot Shkupi është sërish ndër qytetet më të ndotura në botë me indeks të cilësisë së ajrit 162.
Sipas IQ Air, ndotja e ajrit në kryeqytet aktualisht është e dëmshme për shëndetin e qytetarëve dhe Shkupi është në vendin e 5-të.
Koncentrimi i grimcave PM2.5 në Shkup është aktualisht 15.4 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve të OBSH-së për cilësinë e ajrit.
I pari në listë këtë mëngjes ishte kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, Sarajeva, me indeks të cilësisë së ajrit prej 212.
Ditë më parë në një raport të Institutit për Shëndet Publik u publikua se në Maqedoninë e Veriut në vit vdesin mbi 3800 persona si pasojë e ndotjes së ajrit./Telegrafi/
*Foto: Arkiv
The post Shkupi sot sërish ndër qytetet më të ndotura në botë appeared first on Telegrafi.