Shkupi nën mjegull, rritet ndotja e ajrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkupi nën mjegull, rritet ndotja e ajrit

Mëngjesin e sotëm në Shkup është rritur koncentrimi i grimcave PM10, që kanë shkaktuar ndotje të ajrit.

Sipas stacioneve matëse dhe aplikacionit “Moj vozduh”, ndotje më të madhe të ajrit ka në Novo Lisiçe dhe Qendër. Ndërsa më pak në Karposh dhe Gjorçe Petrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në prag të stinës së dimrit, ndotja e ajrit çdo herë bëhet problem, ndërsa këtë vit pritet të jetë më vështirë, për shkak të pandemisë COVID-19.

Qytetarët kanë filluar me reagime në rrjetet sociale, ndërsa disa thonë se kundërmon erë e keqe dhe nuk mund të dilet jashtë.

Advertisement

Më poshtë e keni një fotografi nga aplikacioni “Moj vozduh”, që tregon ndotjen e ajrit në Shkup:

The post Shkupi nën mjegull, rritet ndotja e ajrit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy