Shkupi sot në mëngjes është ndër pesë qytetet e para më të ndotur në botë me indeks të ndotjes 175, njoftoi platforma “IQAir”. Ajri në kryeqytet ka hyrë në kategorinë “i pashëndetshëm”.

Përqendrimi i grimcave PM2.5 në Shkup është 14.8 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Nga qytetet e rajonit, më afër Shkupit është Sarajeva (vendi i gjashtë).

E sipas të dhënave nga stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit, mbrëmë në mesnatë në të gjitha komunat e Shkupit ndotja e ajrit me grimcat PM10 është mbi përqendrimin e lejuar prej 50 miligramë për metër kub ajër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajri të ndotur ka edhe në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Manastir, Strumicë, Kavadar dhe Kumanovë./Telegrafi/

The post Shkupi ndër pesë qytetet me ajër më të ndotur në botë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";