Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 34 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.
Gjithsej 587 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka 16 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 9 pranime të pacientëve, 5 pacientë është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, në Kozle 1 pacient, 2 pacientë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe 1 në Institutin për Mjekësi Fizikale.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 123 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 144 pacientë, në Kozle 32, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 7 pacientë, në KAG 3 dhe në Institutin për Mjekësi Fizikale 38.
Gjithsej 587 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 150 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë./Telegrafi/
The post Shkupi me 587 pacientë me COVID-19 appeared first on Telegrafi.