Shkupi dhe Sofja së shpejti do të definojnë datën e mbledhjes ndërqeveritare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është definuar plani aksionar për zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, konfirmoi Kryeministri, Zoran Zaev. Ai tha se javën e ardhshme ose shumë shpejtë ministrat e jashtëm të dy vendeve do ta caktojnë datën e konferencës dypalëshe ndër-qeveritare.

“Plani aksionar është definuar në nivele sektorësh. Është e posaçme puna e Komisionit të historisë, të posaçme janë çështjet politike për të cilat negociojmë. Plani aksionar është ai që duhet të miratohet në konferencën ndërqeveritare të udhëhequr nga Bujar Osmani dhe Ekaterina Zaharieva. Sapo të miratohet do të vijë si procesverbal për miratim në Qeveri të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe menjëherë të fillojmë me zbatim”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Ambasadorja gjermane tha se bashkëpunimi mund ta ndihmojë gjetjen e zgjidhjes së kontestit dypalësh.

“Vazhdojnë bisedat në nivel të lartë mes Qeverisë gjermane dhe palët e përfshira. Punojmë intenzivisht me presidencën portugeze, ashtu si me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. I inkurajojmë të bashkëpunojnë në agjendë të gjerë dhe ky bashkëpunim do të jetë mënyra më e mirë që të bëhet hap përpara dhe të arrihet pajtim i 27 shteteve anëtare, që të mund ta mbajmë konferencën e parë ndër-qeveritare”, deklaroi Anke Hollshtajn, Ambasadore e Gjermanisë.

Advertisement

Shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva tha se është e domosdoshme të tejkalohen dallimet mes dy shteteve, ndërsa problem kryesor është edukimi i fëmijëve në frymë të urrejtjes ndaj Bullgarisë. Ajo kërkoi nga vendi të kultivojë marrëdhënie të mira me Bullgarinë, të atilla që i ka me Serbinë.

“Bullgaria nuk bën luftë sigurisht, as me Maqedoninë e Veriut e as me Serbinë. Por nuk është sekret që ndikimi i fuqishëm i Beogradit në Shkup ka tendenca ndaj gjuhës serbe, biznesit serb dhe institucionet. Ky trend nuk u ndalë në 30 vitet e fundit. Por qëllimi i Bullgarisë nuk është t’i prish marrëdhëniet e tyre. le të jenë miq. Vetëm dëshirojmë të kenë qasje miqësore edhe ndaj nesh. Le të jemi të gjithë miq” u shpreh Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Zaharieva kritikoi mungesën e linjës hekurudhore dhe barrierat administrative për bizneset./Alsat/

The post Shkupi dhe Sofja së shpejti do të definojnë datën e mbledhjes ndërqeveritare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy