“Veprimet e papërshtatshme me statusin diplomatik” ishte arsyeja se pse diplomati rus në Maqedoninë e Veriut u shpall person i padëshiruar (non grata), tha ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

“Në këtë rast kemi të bëjmë me veprime të cilat janë të papërshtatshme me statusin diplomatik, veprime këto të cilat janë hetuar dhe janë dokumentar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe organeve të tjera kompetente, të bazë të të cilave është sjellë vendimi dhe i është kumtuar ambasadorit rus që në javën e kaluar”, tha Osmani për televizionin “Kanal 5”, duke mos dhënë më shumë detaje.

Kryediplomati Osmani edhe një herë është thirrur në nenin 9 të Konventës së Vjenës , në bazë të së cilës, shteti në të cilin është akredituar një diplomat mundet – në çdo kohë dhe pa ndonjë detyrim – të shpjegojë vendimin e tij, të informojë shtetin akreditues se drejtuesi ose ndonjë anëtar i stafit diplomatik, i misionit, është person ‘non grata’ (i padëshirueshëm) ose ndonjë anëtar tjetër i stafit të misionit është i padëshirueshëm.

Maqedonia e Veriut njoftoi të martën se më 14 maj, e ka njoftuar ambasadorin Federatës Ruse se një diplomat i këtij shteti duhet të largohet nga territori i vendit brenda shtatë ditësh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mediat në Shkup raportuan se bëhet fjalë për diplomatin Sergej Aleksandroviç Bazdikin.

Përderisa nga partia më e madhe maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM, kanë thënë se janë të indinjuar se askush nuk i ka informuar për këtë vendim të autoriteteve.

“Informacione konkrete, për arsyet se është marrë një vendim i tillë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk na është përcjellë deri në këtë moment as si subjekt politik, e as ne si deputetë dhe anëtarë të Komisionit për politikë të jashtme nuk kemi marrë asnjë informacion se pse është marrë një vendim i tillë. Në këtë drejtim, vlerësojmë se është jokorrekte që të japin çfarëdo lloj komenti për një vendim që nuk e dimë se pse është marrë”, tha për Radion Evropa e Lirë, Timço Micunski nga OBRM-PDUKM,.

Ish-ambasadori, Ognen Maevski, tha se nuk pret që të dëmtohen raportet mes Shkupit dhe Moskës, pas dëbimit të diplomatit rus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mendoj se ky veprim është i imponuar pasi çdo shtet vepron në atë mënyrë. Nuk pres që të përkeqësohen raportet për ndërmarrjen e këtij veprimi nga ana e shtetit tonë, pasi ky veprim është i zakonshëm dhe përfundon me ndonjë masë reciprociteti”, tha Maevski.

Ai shtoi se shtetet, në momente të caktuara zgjedhin që të mos japin detaje për arsyet e dëbimit të ndonjë diplomati, me qëllim që të shmangin nxitjen e tensioneve.

Kjo nuk është hera e parë që Maqedonia e Veriut dëbon diplomatë nga vendi. Më 2018, Maqedonia e Veriut dëboi një diplomat të Federatës Ruse në shenjë solidarizimi me Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me rastin Skripal, dhe autoritetet maqedonase kishin deklaruar se këtë vendim e kishin marrë në konsultim me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Atëbotë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov kishte thënë se krahas solidarizimit me Mbretërinë e Bashkuar, diplomati rus ishte dëbuar nga Maqedonia e Veriut sepse kishte tentuar që të marrë informata të klasifikuara, të cilat do të ndikonin mbi sigurinë e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bëhet fjalë për tentim të marrjes së informatave të ndjeshme dhe të klasifikuara, të cilat janë të rëndësishme për sigurinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, kishte deklaruar Dimitrov.

Më pas, Ambasada ruse kishte kërcënuar se Maqedonia e Veriut do të bartë përgjegjësi për dëbimin e diplomatit.

Gjatë takimeve të herëpashershme me ambasadorin rus në Shkup, Sergej Bazdnikin, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kishte deklaruar se ndërtimi i raporteve të mira ekonomike me Rusinë mbetet prioritet krahas Bashkimit Evropian dhe NATO-s./REL/

The post Shkupi arsyeton dëbimin e diplomatit rus appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";