Shkup, zejtarët do të mbështetën me 10 mijë denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Një milion denarë janë planifikuar nga Bashkia e Shkupit për mbështetjen financiare të zejtarëve që janë afër shuarjes.

“Në përputhje me Programin për aktivitetet nga fusha e zhvillimit lokal ekonomik në Qytetin e Shkupi për vitin 2023, nga Buxheti i Qytetit të Shkupit janë miratuar mjete në vlerë prej 1.000.000, 00 denarë”, bëjnë të ditur nga Bashkia e Shkupit.

Bashkia e Shkupit sqaroi që për mbështetjen e aktiviteteve zejtare që çdo ditë e më pak janë duke u përdorur, do të ketë mbështetje financiare prej 10 mijë denarë.

Advertisement

Mbështetje financiare nuk do të mund të fitojnë subjektet që kanë përfituar mbështetje financiare gjatë këtij viti nga Bashkia e Shkupit, për çka duhet edhe të nënshkruan një deklaratë. Deklarata së bashku me katër dokumentet tjera të paraqitura në Konkurs duhet të dërgohen deri te Komisioni. Konkursi do të jetë i hapur deri më 1 dhjetor.

 

 

The post Shkup, zejtarët do të mbështetën me 10 mijë denarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy