Shkup: Subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave dhe trotinetëve elektrik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli i Bashkisë së Shkupit në mbledhjen e sotme të 68-të i votoi propozim-vendimet për përcaktimin e vlerës maksimale për ndarjen e subvencionit individual për blerjen e trotineteve elektrike në vitin 2021 dhe për blerjen e biçikletave në vitin 2021.

Vlera maksimale për një subvencion individual për blerjen e një trotineti elektrik për një person përcaktohet në vlerë prej 30 për qind të vlerës së trotinetit elektrik, por jo më shumë se 7.000.00 denarë për një person, me përfshirje të tatimit personal të të ardhurave.

Ndarja e subvencionit individual bëhet në bazë të dëshmisë se është bërë blerje e trotinetit elektrik nga RMV, edha atë me faturë origjinale fiskale të dhënë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me datë prej 1 janarit të vitit 2021 deri në shterjen e buxhetit të dedikuar për ndarjen e subvencionit individual të qytetarëve në rajonin e Qytetit të Shkupit për blerjen e trotineteve elektrike, me çka është e obliguar që trotineti të jetë i paguar plotësisht. Pagesa në këste nuk pranohet.

Për subvencionim të qytetarëve në rajonin e qytetit të Shkupit gjatë blerjes së trotinetit elektrik janë siguruar mjete financiare në Buxhetin e Bashkisë së Shkupit për vitin 2021, me vlerë të përgjithshme prej 1.500.000,00 denarë.

Advertisement

Vlera maksimale për subvencione individuale për blerje të biçikletës për një person përcaktohet në vlerë prej 50 për qind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000,00 denarë për një person, me tatim personal të përfshirë të të ardhurave.

Ndarja e subvencionit individual bëhet në bazë të dëshmisë se është bërë blerje e biçikletës së re nga Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe atë me faturë fiskale origjinale të dhënë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me datë prej 1 janarit të vitit 2021 deri në shtyrjen e buxhetit të dedikuar për ndarjen e subvencionit individual të qytetarëve në rajonin e qytetit të Shkupit për blerjen e biçikletave, me çka është e obliguar që biçikleta të jetë e paguar plotësisht. Pagesa në këste nuk pranohet.

Për subvencionim e qytetarëve gjatë blerjes së biçikletave janë siguruar mjete financiare në Buxhetin e Bashkisë së Shkupit në vitin 2021, me vlerë të përgjithshme prej 8.500.000,00 denarë.

The post Shkup: Subvencione për qytetarët për blerjen e biçikletave dhe trotinetëve elektrik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy