Shkup: Shuto Orizare bëhet me repart të gjinekologjisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Klinikën në Shuto Orizare sot u bë hapja e repartit gjinekologjik.

Pas shumë vjetësh pritje 20 mijë gra nga kjo lagje do të kenë një repart të tillë edhe në Klinikën e lagjes së tyre.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ky repart gjinekologjik do të ndihmojë gratë e lagjes Shuto Orizare si dhe diagnostikim i hershëm i sëmundjeve të caktuara si dhe të gjitha shërbimet e tjera shëndetësore”

“Me të vërtetë është një ngjarje e rëndësishme, kjo do të thotë se qytetarët do të kenë qasje më të lehtë në ndihmën shëndetësore si dhe ngritjen e kualitetit dhe kjo është hapja e Gjinekologjisë në lagjen Shuto Orizare. Me këtë diku 20 mijë gra të cilat jetojnë në këtë lagje do tu mundësohet qasje në gjinekologji, si dhe diagnostikim i hershëm i sëmundjeve të caktuara si dhe të gjitha shërbimet e tjera shëndetësore”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Advertisement

Filipçe theksoi se në periudhën e kaluar ata kanë punuar intensivisht me disa partnerë, të cilët kanë ndihmuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në këtë komunë.

“Unë do të doja të falënderoja Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë i cili në disa raste më parë ka takuar dhe dhuruar një sasi serioze të pajisjeve mbrojtëse nga ambasada. Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, falë së cilës u siguruan pajisje mjekësore, çatia e këtij institucioni shëndetësor publik u rikonstruua plotësisht, kështu që unë mendoj se tani kjo poliklinikë, e cila funksionon brenda Qendrës Shëndetësore Shkup, ngadalë ka filluar të ketë të gjitha segmentet në sektorin e kujdesit shëndetësor”, shtoi Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar me pajisje speciale Klinikën në vlerë prej 39,000 euro./TV21/

*Foto: Arkiv

Advertisement

The post Shkup: Shuto Orizare bëhet me repart të gjinekologjisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy