Të gjithë të punësuarit dhe pacientët në Klinikën për Radiologji në Shkup, janë evakuuar pasi para një ore ka shpërthyer zjarr në hapësirat e klinikës.

Pas shpërthimit të zjarrit kanë intervenuar gjashtë automjete zjarrfikëse.

Sipas informacioneve të para, nuk ka persona të lënduar, ndërsa edhe dëmi që është shkaktuar është i vogël.

Nga Brigada Zjarrfikëse për “A1on” thonë se akoma nuk i dijnë arsyet e shpërthimit të zjarrit, i cili ka shpërthyer në pjesën ku janë ruajtur kimikalet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata thonë se zjarri është vënë nën kontroll dhe dëmi nuk është i madh./Telegrafi/

The post Shkup: Shpërthen zjarr në Klinikën për Radiologji, evakuohen të punësuarit dhe pacientët appeared first on Telegrafi.