Shkup, sanksionohen 339 shoferë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme në suaza të aksionit të përforcuar të kontrollit në trafik në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 339 sanksione.

Nga MPB sot bënë të ditur se pa patentë shoferë janë gjobitur 22 persona, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar të lëvizjes janë 108 kundërvajtje, ndërsa automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara janë 16.

Janë sanksionuar edhe shtatë motoçiklistë, janë shqiptuar edhe 73 masa për parkim të parregullt, si dhe 84 gjoba për mosmbajtja të maskës.

“Kontrollet e përforcuara në komunikacion vazhdojnë edhe ditëve në vijim. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat në trafik që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, theksohet në kumtesën e MPB-së.

Advertisement

The post Shkup, sanksionohen 339 shoferë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy