Shpejtësia marramendëse, mund të thuhet se ishte shkak që shkaktoi aksidentin në fshatin Batincë të Shkupit ku i mori jetën një 49-vjeçari.

Nga kamerat e sigurimit, vërehet qartë se vetura BMW që përplasi veturën “Shkoda” ishte në shpejtësi marramendëse, aq sa “fluturoi” veturën “Shkoda” që ishte duke kthyer në anën e majtë.

Ndërkaq nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se N.R.(49) nga fshati Batincë ka qenë duke ngasur veturën “Shkoda”, ndërkaq u përplas me veturën BMW të cilën e ngaste A.H.(26), po ashtu nga fshati Batincë

“Pas aksidentit N.R. është dërguar në Qendrën Urgjente në Kompleskin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku është konstatuar vdekja. A.H. ka pësuar lëndime të lehta trupore të konstatuara poashtu në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza””, qëndron në njoftimin e MPB-së

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aksident në Batincë të Shkupit, humb jetën një person
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shkup, publikohet video e aksidentit ku mbeti i vdekur një person appeared first on Telegrafi.