Prokuroria Themelore Publike Shkup sot shtroi propozime për lëshim të urdhrave për ndëshkim kundër 15 personave të cilët ndiqen për vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë të nenit 206 paragrafi 1 të Kodit Penal.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, në raste të veçanta penale-ligjore, në periudhën nga 10 deri më 29 mars, të akuzuarit janë hasur gjatë mosrespektimit të orës policore. Njëherësh, në kundërshtim me ndalesën e përcaktuar për lëvizje në periudhën prej 22 deri në 5, ata pa leje kanë lëvizur në lokacione të ndryshme në qytet.
“Prokurori publik kompetent, i ka propozuar Gjykatës Themelore Penale për të akuzuarit të shqiptojë gjoba me nga 100 gjoba ditore, me ç’rast lartësia individuale e gjobës ditore të përcaktohet në 20 euro në kundërvlerë të denarit”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike./Telegrafi/
The post Shkup: Prokuroria propozon dënime për 15 persona të cilët kanë shkelur orën policore appeared first on Telegrafi.