Prokuroria kërkon të gjykohet 22-vjeçari që më 20 janar goditi për vdekje 24-vjeçaren Viktorija Nikolova në afërsi të “City Mall”.
Prokuroria e Shkupit e ndjek shoferin e ri për vepra të rënda kundër sigurisë në komunikacion. Sipas aktakuzës, ai nuk u ka kushtuar vëmendje këmbësorëve edhe pse semaforët nuk kanë funksionuar.
Ai ka lëvizur me shpejtësi 67 kilometra në orë dhe nuk mundi të frenonte në kohë. Prokuroria kërkoi gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit.
The post Shkup: Prokuroria kërkon të gjykohet 22-vjeçari që goditi për vdekje 24-vjeçaren appeared first on Telegrafi.
Advertisement