Shkup: Policia arreston shtatë persona për posedim të substancave narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia ka arrestuar mbrëmë shtatë persona për posedim droge, gjatë kontrolleve në hyrje të një koncerti në një objekt në Karposh dhe në dy objekte hoteliere në Shkup.

” Te personat me iniciale R.D (25) dhe te H.A (32), të dy nga Kosova, janë gjetur nga tri pako me lëndë pluhuri të bardhë, te J.K (37) nga Gostivari, është gjetur lëndë e ngurtë, te Z.D.(32) nga Kërçova është gjetur marihuanë, dhe tek C.S (27) nga Demir Kapija është gjetur marihuanë dhe një susbtancë tjetër. Personat janë ndaluar në Stacionin Policor Karposh dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të bëhen parashtresat përkatëse”, thanë MPB.

“Personi me inicialet S.G (24) nga Sveti Nikolla është ndaluar në stacionin policor Qendër, ndërsa I.H (20) nga Shkupi është ndaluar në stacionin policor Aerodrom, pasi gjatë kontrollit në objektet hoteliere janë gjetur substanca narkotike. Ndaj këtyre personave do të ngrihen edhe akuza nga neni 215 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Kontrollin e ka kryer Njësiti për tregti të paligjshme në SPB Shkup, në bashkëpunim me Njësinë policore për intervenim dhe njësinë për punë të brendshme Karposh.

Advertisement

The post Shkup: Policia arreston shtatë persona për posedim të substancave narkotike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy