Prej sot fillojnë me punë spitali modular pranë Klinikës për sëmundje infektive, reparti infektiv në SPQ “8 Shtatori”, një qendër shtesë triazhi i Institutit për TBC dhe dy qendra triazhi në suaza të Shtëpisë Shëndetësore, me siguri do të jenë poliklinikat “Jane Sandanski” dhe “Gjorçe Petrov”.
Është bërë orari i mjekëve dhe sipas atij sistemi në komunikim të përhershëm të cilin e kemi do të ridërgohen pacientët me qëllim që t’u jepet trajtim adekuat spitalor.
Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili potencoi se evidente është që edhe më tutje rritet numri i të sapodiagnostifikuarve me Kovid-19, ndërsa rritet edhe numri i pacientëve të cilëve u nevojitet hospitalizim.
“Presion më të madh ka në spitalet në Tetovë dhe në Gostivar, në Strugë gjithashtu po përforcohet. Në Tetovë janë hospitalizuar 90 pacientë, në Gostivar 70, repartet e tyre interne infektive janë me kapacitet të plotë dhe kanë hapësirë edhe për disa pjesë plotësuese të repartit. Spitali në Leshok është plot me pacientë të cilët kanë nevojë për pranim dhe sipas asaj në mëngjes kemi bërë koordinim në lidhje me atë ku dërgohen pacientët. Gjatë fundjavës kishte presion të madh si nga ato qytete, ashtu edhe këtu nga Shkupi në lidhje me Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Institutin për Tuberkulozë, dhe ato kapacitete plotësisht janë mbushur”, tha Filipçe.
Potencon se vaksinimi zhvillohet mirë pas masave të paralajmëruara, që, sipas tij, është sinjal i mirë.
“Besoj se të gjitha trendet do të vazhdojnë. Javën e kaluar kishte ditë kur arritëm deri te shifra dhe deri në 8000 qytetarë të cilët u paraqitën për ta marrë dozën e parë të vaksinës. Diku 50.000 vaksina janë dhënë javën e kaluar, besoj se ai trend do të vazhdojë me tempo të përshpejtuar të rritet përfshirja me vaksinim, e cila arrin 35 për qind në territorin e të gjithë shtetit. Përqindja e popullatës së vaksinuar mbi 70 vjeç prej 63 u rrit në 70 për qind dhe e qytetarëve mbi 50 vjet prej 45 në rreth 50 për qind. Shikojmë se ka numër të madh të pacientëve në qytetet ku përfshirja me vaksinim është më e ulët. Qytetet ku ka përqindje të lartë të të vaksinuarve janë Ohri, Manastiri, Shtipi, nuk ka pacientë në spitale, që besoj se edhe më tutje do të mbetet kështu”, theksoi Filipçe.
Shtoi se deri tani janë vaksinuar 4000 fëmijë të moshës deri në 18 vjeç në të gjitha kategoritë e të rriturve, ndërsa më së shumti vaksinohen në moshën prej 16, 17 dhe 18 vjeç.
The post Shkup: Përsëri vihen në funksion qendrat covid në Klinikën Infektive dhe në spitalin “8 Shtatori” appeared first on Telegrafi.