Një pacient në covid-qendrën në spitalin shtetëror “8 Shtatori”, mëngjesin e sotëm ka kërcyer nga kati i parë i spitalit dhe ka ndërruar jetë.
Ai është shtruar në spital para pesë ditëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB për AIM konfirmuan se një person i lindur në vitin 1950 këtë mëngjes ka bërë vetëvrasje, pasi është hedhur nga departamenti për pacientët me COVID-19 në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.
Gjatë ditës priten më shumë detaje rreth këtij rasti./Telegrafi/
Advertisement
The post Shkup: Pacienti me COVID-19 bën vetëvrasje, hidhet nga kati i parë i spitalit appeared first on Telegrafi.