Nesër, me fillim prej ora 16:00 në Shkup do të protestojnë punëtorët turistikë. Siç njoftojnë nga sektori i turizmit, për të protestuar janë paraqitur 700 persona, ndërkaq protesta do të fillojë nga vendi “Drvo Dekor” dhe do të vazhdojë drejt rrugëve “Koço Racin”, “11 Tetori”, “Dimitrie Çupovski”, “Vasill Gllavinov”, bulevardit “VMRO”, “Ilinden” ndërkaq do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
“Jemi dëshmitarë për luftën tonë gjatë 5 muajve paraprak për ngecjet në sektorin tonë për shkak të krizës me Kovid-19, si dhe kërkesat që në disa raste i kemi dërguar drejt institucioneve, si Ministria e Ekonomisë, Ministria e Financave, me qëllim që të ndihmohen agjencitë turistike, por deri tash kanë mbetur të shurdhër për apelet tona dhe asnjëherë nuk kemi marrë shpresë se do të shqyrtohen të njëjtat”.
“Për këtë shkak, kemi vendosur në mënyrë masive ta shprehim problemin, nëpërmjet protestës së qetë që do të mbahet nesër, më 29 korrik 2020 me fillim prej ora 16:00”, thuhet në njoftimin e sektorit të turizmit.
Siç shtojnë nga ky sektor, protesta po bëhet për shkak se 5000 të punësuar në më shumë se 300 agjenci kanë pësuar ngecje në zhvillim.
The post Shkup: Nesër protestojnë punëtorët turistikë para qeverisë appeared first on Telegrafi.