Prokuroria Themelore Shkup dorëzuar propozim për vepër penale kundër një gruaje 38 vjeçare nga Shkupi. Akuzohet për veprën penale – falsifikim i dokumenteve, sipas nenit 378 paragrafi 1 të Kodit penal.

E akuzuara, më 3 gusht ka tentuar të largohet nga shteti nëpërmjet aeroportit Ndërkombëtarë të Shkupit, duke treguar vërtetime të rrejshme për teste negative të koronavirusit. Vërtetim të rrejshëm ka treguar edhe për 3 fëmijët e saj.

Nga Prokuroria thonë se edhe pse e akuzuara e ka ditur se nuk ka bërë test në laboratorin në fjalë, certifikatat mjekësore të rrejshme i ka përdorur si të vërteta, duke ia treguar shërbimeve në aeroport.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shkup: Nëna bashkë me fëmijët tentoi të largohet nga vendi me test të rrejshëm për Covid-19 appeared first on Telegrafi.