Në 24 orët e fundit në covid-qendrat në Shkup është hospitalizuar vetëm një pacient, për shkak të coroanvirusit. Ndërsa gjithsej ka 30 pacientë, të cilët kanë të konfirmuar ose të dyshuar për infektim me COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në 24 orët e fundit 2 pacientë janë lëshuar në shtëpi, si të shëruar.
“Gjithsej 30 pacientë të konfirmuar ose dyshuar për COVID-19 mjekohen në departamentet infektive në kryeqytet. Shumica prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit”, thonë nga MSH.
Më tej shtojnë se numri i hospitalizimeve ditëve të fundit është ulur dhe deri në ora 8 të mëngjesit të sotëm, ka pasur 35 shtretër të lirë.
“Të gjitha departamentet infektive kanë respiratorë dhe në të mund të vendosen pacientë që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit”, thonë nga MSH./Telegrafi/
The post Shkup: Në 24 orët e fundit në covid-qendrat është hospitalizuar vetëm një pacient appeared first on Telegrafi.