Shkup: Mbi 80 shtretër të lirë nëpër spitale për pacientët me coronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 20 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 433 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.

Brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 7 persona. Nga një pacient është pranuar në Klinikën e ORL-së dhe Klinikën e Gastroenterohepatologjisë, tre në Klinikën për Sëmundje të Syve dhe dy në Klinikën e Nefrologjisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 8 pacientë të ri me Covid-19, kurse 5 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 16 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.

Advertisement

Gjithsej 433 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjeno-terapisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 86 shtretër të lirë.

The post Shkup: Mbi 80 shtretër të lirë nëpër spitale për pacientët me coronavirus appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy