Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion.

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar 334 masa, prej të cilave 32 janë për vozitje pa leje shoferi, 26 për mosregjistrim tv automjetit, 37 për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe katër gjoba për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

Në kontrollet e përforcuara të MPB-së dje në Shkup janë shqiptuar gjashtë masa për kalim në semafor të mbyllur gjegjësisht në dritë të kuqe, 20 për këmbësorë, 64 masa për parkim jo në rregull dhe 43 automjete janë marrë nga “karrotreci”, ndërsa për mosmbajtje të maskës mbrojtëse janë shqiptuar 18 sanksione.

“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shkup, gjobiten 334 shoferë appeared first on Telegrafi.