Në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 88 masa, mes të cilave për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes janë sanksionuar 20 shoferë, ndërsa 19 sanksione janë shqiptuar për vozitje pa patentë shoferi.
Siç kumtoi MPB janë shqiptuar 4 masa për shfrytëzim të celularit, një sanksione për drejtim nën ndikim të alkoolit dhe 26 për parkim të padrejtë të automjetit.
MPB paralajmëron kontrolle të përforcuara të komunikacionit edhe në ditët në vijim dhe apelon deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit me qëllim që të rritet siguria në komunikacion.
The post Shkup, gjobiten 20 shoferë për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.
Advertisement