Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion.
Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 107 masa, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 30, 16 sanksione për vozitje pa patentë shoferi, 11 për tejkalim në vijë të plotë, tre sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 27 masa për parkim të parregullt.
Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë, thonë nga MPB dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që ta rrisim sigurinë në komunikacion dhe bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.
The post Shkup: Gjoba për 107 shoferë për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.