Shkup: Gjatë kontrollit në objekte gastronomike arrestohen 10 persona, tek ata gjendet drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Minsitria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e 01.05/02.05.2022 nga ana e nëpunësve policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë pranë SPB Shkup në bashkëveprim me Njësitin e Policisë Interevemuese pranë SPB Shkup janë kryer kontrollime në objekte gastronomike në rajonin e Shkupit.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjithsej 19 persona.

“Ata dyshohen për “prodhim të palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Te Z.D. (39) nga Manastiri, V.K.(33) nga Struga, I.T. (21) dhe M.B.(19) nga Kumanova, B.E. (37), E.B.(24) dhe M.H.(25 nga Kosova, V.C.(50), G.C.(47) dhe L.M.(18) nga Shkupi është gjetur marihuanë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personat janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohet kallëzim adekuat.

Advertisement

The post Shkup: Gjatë kontrollit në objekte gastronomike arrestohen 10 persona, tek ata gjendet drogë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy