Propozim-dënime prej 2.000 eurove Prokuroria e Shkupi ka propozuar për tetë persona të cilët nuk kanë respektuar orën policore.

Të akuzuarit, sipas njoftimit të Prokurorisë, janë kapur duke lëvizur pa leje, në kundërshtim të Vendimit për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mënyrë, sipas Prokurorisë, ata kanë kryer veprën penale ‘Mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

“Prokuroria e Shkupi, Gjykatës Penale i propozoi që të akuzuarve t’u caktohet dënim me 100 gjoba ditore, ndërsa gjoba e një gjobe diture të jetë 20 euro në kundërvlerë të denarit”, shprehen nga Prokuroria./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shkup, dënime prej 2.000 eurove për mosrespektim të orës policore appeared first on Telegrafi.