Policia në Shkup mbrëmë e arrestoi 37-vjeçarin nga Shkupi, i cili kërkohej me dy urdhër arreste qendrore për vuajtje të dënimit me burg prej gjashtë vjet e nëntë muaj”.
“Më 15 mars, në ora 21:25 në rrugën “Karposhovo Vostanie” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ për kërkim dhe nga Njësia policore për intervenim e kanë arrestuar E.K. (37) nga Shkupi”.
“Ai kërkohej me dy urdhër-arreste qendrore – nga Institucioni ndëshkues-Korrigjues burgu Shtip për vuajtje të dënimit me burg prej gjashtë vjet e nëntë muaj, ndërsa ishte dënuar me 10 vjet e katër muaj burgim për vepra penale nga neni 386, neni 238 dhe neni. 236 nga Kodi Penal, si dhe nga Gjykata Themelore Shkup 1 Shkup për hetimin e veprës penale nga neni 292 të Kodit Penal”, kumtoi MPB.
Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në banesën ku ai po qëndronte, u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë, plumba, disa tableta me ngjyra të ndryshme dhe sende të tjera të dyshuara si janë me origjinë nga vepra penale. Ai është dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
The post Shkup: Arrestohet një person i kërkuar me urdhër arrest, ka qenë i dënuar me dhjetë vjet burg appeared first on Telegrafi.