Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka ngritur propozim akuzë kundër 41 vjeçarit nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim”.

I Akuzuari gjatë periudhës 6 maj 2020 deri me 5 mars 2021 ka kryer më shumë mashtrime me qëllim të përfitimit material.

Ai me këtë rast ka mashtruar dhe njëkohësisht dëmtuar 10 persona. Me katër nga të dëmtuarit i akuzuari ka nënshkruar marrëveshje për paradhënie për banesa në ndërtim dhe iu ka marrë shuma të ndryshme të parave, por marrëveshje për shitblerje nuk është firmosur asnjëherë.

Ndërkohë me 6 të dëmtuarit e tjerë ka nënshkruar marrëveshje për paradhënie dhe më pas edhe marrëveshje për shitblerje në të cilat pa njohuri të pronarëve ka firmosur sikur të ishte shitës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Shkup: Akuzë për mashtrim ndaj agjentit të shitjes së patundshmërive appeared first on Telegrafi.