Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (20.10.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit.
Nga MPB thonë se gjithsej kanë shqiptuar 94 gjoba në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 15 sanksione për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 13 për drejtimin pa patentë shoferi, shtatë sanksione për automjete të paregjistruara, tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 25 masa për automjetet e parkuara ilegalisht.
“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë. U bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/
The post Shkup: 94 gjoba për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.