Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (09.02.2021) vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar 290 shkelje në trafik.
Nga MPB thonë se prej gjobave të shqiptuara, 25 kanë qenë për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 28 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.
MPB-ja ka shqiptuar edhe 9 gjoba për kalim në të kuqe në semafor, 30 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 77 për parkim të parregullt. Janë gjobitur edh 21 këmbësor.
Advertisement
The post Shkup: 290 gjoba për shkelje në trafik, 30 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.