Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (14.02.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 207 gjoba, nga të cilat 46 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 38 sanksione për mosdhënie të përparësisë së këmbësorëve, 20 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer.
“Janë shqiptuar 16 gjoba për kundërvajtje nga këmbësorët, pesë për kalim në sinjalistikë të mbyllur (semafori i kuq), gjashtë sanksione për shofer fillestar, pesë gjoba për automjete të paregjistruara, 53 për parkim të paligjshëm”.
“Aksionet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/
The post Shkup: 207 gjoba për shkelje të rregullave në trafik appeared first on Telegrafi.