Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (23.02.2022) ka vijuar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Nga MPB njoftojnë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 197 gjoba, nga të cilat 41 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 25 masa për mos përparësi ndaj këmbësorëve, 26 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

Shtatë gjoba janë shqiptuar për përdorim të celularit, 12 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, pesë sanksione për shofer fillestar, 37 për parkim të paligjshëm.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shkup: 197 gjoba në trafik, 41 për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.